Rreth Nesh

Historia e Kompanisë

Mateks Tekstil vazhdon traditën e kultivimit të zanatit të stërgjyshërve, njëkohësisht edhe përballë vështirësive me të cilat ballafaqohen prodhuesit, me sukses ka kryer modernizimin dhe vazhdon me aktivitete prodhuese. Mateks-i në produktet e veta përdor fije leshi, akrilik, pambuku si dhe fije të quajtura fantazi – materiale këto që janë në përputhje me kërkesat shëndetësore. Një kujdes i veçantë i kushtohet gjithashtu edhe dizajnimit të veshjeve me kualitet dhe cilësi të lartë, gjithmonë duke pasur parasysh edhe komoditetin gjatë përdorimit të tyre. Mateks gjithashtu pranon edhe kërkesat dhe porositë për material dhe pëlhura knitwear si dhe produkte të gatshme (xhupë të thurur, shalla, kapela etj.).

Vizioni Ynë

Jemi të përkushtuar të përcjellim të gjitha risitë në sektorët e shitjes me shumicë dhe pakicë, duke siguruar që shërbimet dhe produktet tona të jenë në një nivel më të lartë se pritjet e klientëve tanë. Me një organizim të mirëfilltë synojmë të jemi ndër të parat kompani në këtë sektor, duke kontribuar në përmbushjen e kërkesave të blerësve, për të siguruar lumturinë e tyre. Në të njëjtën kohë, synojmë rritjen e të ardhurave dhe ruajtjen e pozitës së liderit në treg.

Misioni Ynë

Synimi ynë themelor është sigurimi i shërbimeve të shpejta, cilësore dhe me kualitet të lartë, gjë që ndikon në ngritjen e vlerës së markës dhe sigurimin e zhvillimit mbi bazën e fitimit permanent. Kjo ndikon edhe në vlerësimin e punonjësve tanë. Ne jemi të përkushtuar të lehtësojmë qasjen e blerësve potencialë në të gjitha shërbimet tona, të sigurojmë shërbime efikase e të sigurta, si dhe gatishmërinë për të zgjidhur mosmarrëveshjet eventuale me dialog të vullnetit të mirë. Gjithmonë tentojmë të jemi në funksion të zgjidhjes së problemeve, duke mbështetur fuqishëm risitë që janë në shërbim të përmbushjes së kërkesave të blerësve dhe për të siguruar kënaqësinë e tyre. Njëkohësisht, synojmë rritjen e të hyrave dhe ruajtjen e pozitës së liderit në këtë sektor të tregut.

Fabrika Tekstil Bana